11 Tetor 2021
Më 11 tetor, Fondacioni Together Albania organizoi tryezën e rrumbullakët “Shëndeti Mendor në një botë pabarazie” në kuadër të Ditës Botërore të Shëndetit Mendor.
Qëllimi i tryezës ishte t’i ofronte audiencës perspektiva dhe zgjidhje të ndryshme në uljen e nivelit të pabarazisë në aksesin e shërbimeve të shëndetit mendor. FTA pati mundësinë të prezantojë në tryezën e rrumbullakët një hulumtim cilësor për t’u hedhur dritë problemeve specifike të shëndetit mendor tek adoleshentët dhe të rinjtë, që kanë marrë mbështetje të drejtpërdrejtë psikologjike përmes platformës www.nukjevetem.al gjatë dymbëdhjetë muajve të fundit.
Nga hulumtimi i kryer nga PhD. Skerdi Zahaj, ekspert i platformës nukjevetem.al, u konstatua se problemet më të shpeshta për të cilat të rinjtë dhe adoleshentët kanë kërkuar ndihmë gjatë këtyre dymbëdhjetë muajve janë: ankthi, depresioni, idetë për vetëvrasje dhe abuzimi seksual. Studimi tregoi gjithashtu se të rinjtë dhe adoleshentët kanë vështirësi në aksesin e shërbimeve të shëndetit mendor. Për probleme të tilla si ankthi, depresioni apo idetë për vetëvrasje, të rinjtë kanë akses vetëm në trajtim me mjekim, por jo në trajtim psikoterapeutik.
Në takim morën pjesë aktorë dhe institucione të ndryshme të vendit, si: UNICEF, Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Bashkia e Tiranës, World Vision, Zyra Rajonale e OBSH-së në Tiranë, ekspertë të shëndetit mendor, të rinj nga shkolla e mesme “Ismail Qemali”, përfaqësues nga Fakulteti i Shkenca Sociale, përfaqësues të medias, organizata vendore dhe ndërkombëtare etj.
Nën-kryetarja e Bashkisë së Tiranës , Znj. Anisa Ruseti u shpreh se bashkia mbështet aksesin e barabartë në shëndetin mendor, veçanërisht të personave më vulnerabël. Për të rritur ndërgjegjësimin për shëndetin mendor dhe kujdesin ndaj tij, zonja Ruseti ftoi të gjithë të pranishmit dhe audiencën të bashkoheshin në maratonën e parë “Tirana vrapon për shëndetin mendor”.
Gjatë tryezës u diskutua sesi teknologjia redukton pabarazinë në akses në shërbimet e shëndetit mendor dhe ndikimin e pandemisë në mirëqenien dhe shëndetin mendor. Pjesëmarrësit ranë dakord njëzëri për vëmendjen që duhet t’i kushtohet kujdesit të shëndetit mendor dhe pasojave të shkaktuara nga Covid-19 në shëndetin mendor të popullatës. Një çështje e rëndësishme e diskutuar ishte edhe roli i medias në raportimin e problemeve të shëndetit mendor dhe roli i saj në reduktimin e stigmës dhe diskriminimit duke rritur ndërgjegjësimin. Të gjithë aktorët theksuan rëndësinë e bashkëpunimit për përmirësimin e shërbimeve dhe uljen e nivelit të pabarazisë në aksesin e shërbimeve të shëndetit mendor.
Në fjalën përmbyllëse të gjithë pjesëmarrësit ranë dakord që më shumë mbështetje dhe fonde duhet të ndahen për nismat dhe shërbimet e shëndetit mendor.
Më 16 tetor në orën 09.00 Fondacioni Together Albania në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës organizoi mini-maratonën e parë kushtuar ndërgjegjësimit mbi shëndetin mendor në Shqipëri – “Tirana vrapon për shëndetin mendor”.
Mini-maratona filloji nga sheshi “Nënë Tereza” dhe do përfundoi tek “Reja” e Tiranës. Vrapimi ishte simbolik dhe si qëllim kryesor kishte uljen e stgimës dhe turpit për të kërkuar ndihmë, që përbëjnë pengesat më të mëdha për shumë të rinj që të flasin dhe kërkojnë ndihmë për problemet e shëndetit mendor.
Më datë 11 Tetor 2021 Fondacioni Together Albania organizoi tryezën e rrumbullakët me temë “Shëndeti mendor në një botë pabarazie”. Kjo tryezë u organizua për të shënuar ditën botërore të shëndetit mendor. Përgjatë saj u diskutua së bashku me panelin dhe ekspertët e fushës mbi rëndësinë e shëndetit mendor dhe rëndësinë e aksesit të barabratë tek shërbimet e shëndetit mendor. Po ashtu u diskutua mbi pasojat që pandemia ka lënë tek shëndeti mendor i popullatës. Nga kjo tryezë u nxorrën rekomandime për të cilat Fondacioni Together Albania së bashku me partnerët dhe instiucionet shtetërore do punoj në realizimin e tyre.
Më datë 1-3 Tetor 2021 Fondacioni Together Albania mbajti seminarin për rritjen e kapaciteteve të grupit të ekspertëve të nukjevetem.al.
Seminar i shërbeu grupit të ekspertëve të njihen me ‘Protokollin e Menaxhimit të Fëmijëve dhe Adoleshentëve në krizë’.
Gjatë seminarit u trajtuan temat dhe qasjet më sensitive me të cilat përballen fëmijët dhe adoleshentët sot, gjithashtu u punua dhe diskutua rreth referimit të këtyre rasteve.
Më datë 25 Qershor 2021 Fondacioni Together Albania prezantoi në Fakultetin e Shkencave Sociale protokollin për menaxhimin e rasteve emergjente dhe të krizës: Shërbimi për Këshillim Online – WWW.NUKJEVETEM.AL
Së bashku me panelin e folësve, gjatë takimit u diskutua rreth rëndësisë së përdorimit të protokolleve si një mënyrë për të mbështetur dhe standartizuar punën e këshilluesve dhe punonjësve në shërbimet e mbrojtjes dhe mbështetjes së fëmijëve dhe të rinjve. U prezantuan gjithashtu kapitujt e protokollit me të gjithë specifikat e tyre, për të cilët u shfaq një interest i madh nga pjesëmarrësit dhe përmes një diskutimi cilësor shumica e profesionistëve të fushës shfaqën nevojën për protokolle të ngjashme në punën e tyre të përditshme me fëmijët dhe adoleshentët.
19 Prill
Bota online është tashmë mjedisi ku të rinjtë qëndrojnë më tepër, ndaj për t’u folur më mirë rreth rreziqeve të trafikimit të qenieve njerëzore është e nevojshme që komunikimi të fokusohet më tepër online – kështu konstatojnë edhe psikologët e shkollave në gjimnazet e qyteteve të Tiranës, Shkodrës, Dibrës dhe Kukësit.
Të përzgjedhur dhe mentoruar nga psikologët e shkollave të tyre, nxënësit e gjimnazeve janë pjesë e fushatës digjitale #DiTëMbrohem të Fondacionit Together Albania e cila ka për qëllim të fuqizojë të rinjtë për të identifikuar rreziqet e Trafikimit të Qenieve Njerëzore dhe të kenë informacionin e duhur se ku mund të kërkojnë ndihmë.
Plot me ide kreative dhe origjinale, të rinjtë janë duke krijuar materiale sensibilizuese dhe informuese të cilat i flasin bashkëmoshatarëve të tyre dhe do të nxisin diskutimin publik për këtë fenomen.
Rreziqet e Trafikimit të Qënieve Njerëzore apo formave të tjera të shfrytëzimit të grupeve vulnerabël që vijnë nga ekspozimi i të rinjve në botën digjitale dhe atë reale janë të shumta. Kështu që dhënia e informacionit mbi teknikat e identifikimit, mbrojtjes dhe raportimit është një pikë kyçe e kësaj fushate. Duke ideuar dhe zhvilluar postera, video, prezantime, këngë apo broshura online, të rinjtë e përfshirë në këtë fushatë janë tepër të motivuar të përçojnë mesazhe të qarta fuqizimi dhe informacioni për bashkëmoshatarët e tyre në mbarë vendin përmes rrjeteve sociale.
Gjatë diskutimeve nxënësit identifikuan faktorë që mund të mirëpritën nga bashkëmoshatarët e tyre duke pasur parasysh një qasje të drejtpërdrejtë dhe miqësore. Tashmë është e qartë që idetë e tyre do të angazhojnë të rinjtë dhe do të tërheqin vëmendjen e tyre në problematikën e trafikimit të qënieve njerëzore.
Pandemia Covid-19 bëri që të rinjtë të kalojnë gjithmonë e më tepër kohë online. Sidomos në këtë periudhë, shërbimi për këshillim online nukjevetem.al ka ofruar një mjedis miqësor dhe të sigurt, ku të rinjtë dhe fëmijët kanë kërkuar ndihmë. Fondacioni Together Albania përmes fushatës ndërgjegjësuese do të përdorë numrin e lartë të të rinjve që vizitojnë platformën nukjevetem.al si dhe rrjetin e mediave sociale për të rritur përçimin e mesazheve.
20 Gusht 2020 – U promovua sot seria e libërthave për fëmijë që synojnë jo vetëm mbështetjen psiko-emocionale, por edhe krijimin e reziliencës tek grupmosha 4-13 vjeç, të cilëve iu dedikohen këto dy libra. Aftësimi i brezit të ri për të përballuar situata emergjence siç ishin goditjet dhe pas goditjet e tërmeteve në muajt e fundit të 2019-ës, ashtu sikurse dhe pandemia COVID-19 janë thelbësore për lehtësimin e tronditjes psikologjike jo vetëm tek të vegjëit, por edhe për rimëkëmbjen e familjeve të tyre. Dy publikimet, vijnë në partneritet mes Fondacionit Together Albania dhe World Vision Albania në përgjigje të nevojave të fëmijëve dhe familjeve shqiptare. Gjeni me poshtë versionin online të libërthave:
“Trinka dhe Semi – Dita kur toka u lëkund” “Mposhtja e virusit të madh: Trinka, Semi …”
Me datë 27.1.2018, në kuadër të programit “Solidaritet për fëmijët jetim”, organizata La Casa Nel Cuore në bashkëpunim me Nismën Rinia për Zhvillim – NRZH dhe me mbështetjen e MICROSOFT, zhvilluan trajnimin e 6-të të Ciklit të Trajnimeve të titulluar “Fuqizimi i profesionistëve të rinj socialë mbi punën në komunitet”. ? TEMA dhe fokusi i trajnimit të gjashtë ishte mbi “Shërbimin e këshillimit www.nukjevetem.al”, ku e ftuar për të mbajtur këtë trajnim ishte znj. Anisa Zaçe – koordinatore e projektit pranë organizatës Together Albania.
Ditën e enjte, më 11.1.2018, përfaqësues të Fondacionit Together Albania realizuan ligjërata më nxënësit e shkollave të qytetit të Lezhës. Ligjëratat nisën me gjimnazin “Hydajet Lezha”, ku u përzgjodh një klasë e XII. Fillimisht nxënësit u prezantuan me web-faqen www.nukjevetem.al, qëllimin e krijimit të kësaj ëeb-faqe dhe ndihmën që sjell tek të rinjtë shqiptarë. U demonstrua hap pas hapi procesi i realizimit të pyetjes, publikimit dhe pritjes së përgjigjes. Asistentja e projektit “Nuk Je Vetëm”, solli tek nxënësit disa prej tematikave më të hasura në ëeb-faqe, duke kërkuar feedback se si ata I shohin këto shqetësime në jetën e tyre. Shumë prej nxënësve solli histori personale dhe të bashkëmoshatarëve, duke theksuar se shqetesimet jane të shumta por shoqëria dhe familja nuk percjellin support. Në ambjentet e gjimnazit u vendos edhe posteri me shërbimet e ndihmës, ku pjesë e shërbimeve është edhe www.nukjevetëm.al.
Ditën e enjte, më 11.01.2018, përfaqësues të “Nuk Je Vetëm’, realizuan ligjëratën informuese me nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Kosova”, në qytetin e Lezhës. Ligjërata u zhvillua në një prej klasave të IX të kësaj shkollë, pa praninë e mësuesve, për ti bërë nxënësit të ndihen më komodë në diskutimin e shqetësimeve të tyre. Diskutimi nisi me prezantimin e ëeb-faqes, shërbimit falas dhe anaonim që ajo ofron, dhe prezantimin me listën e eskpertëve që janë pjësë e ëeb-faqes. Më pas diskutimi vazhdoi me shqetësimet që të rinjtë hasin, u diskutuan fenomene si problemet në adoleshencë, marrëdhëniet e hershme seksuale dhe pasojat që ato sjellin në aspektin psikologjik të të rinjve. Të rinjtë u njohën me disa prej probleme që ishin shkruar në ëeb-faqe, ata diskutuan se si të gjitha këto problematika I hasin edhe në shoqërinë e tyre, por ishte turpi dhe frika e paragjykimeve për ti diskutuar me të tjerët.
Sot, me datë 17.1.2018 përfaqësues të Fondacionit Together Albania ishin të pranishëm në takimin konsultativ të organizuar nga Minstria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe Shërbimi Kombëtar për Rininë, për përgatitjen e kalendarit të aktiviteteve rinore 2018. I pranishëm në këtë takim ishte zv.Ministri i Rinisë z. Shpati Kolgega. Qëllimi i këtij takimi ishte hartimi i një Plani Aktivitetesh të përbashkët për zbatimin siç duhet të Planit Kombëtar të Veprimit për të Rinjtë 2015-2020.
Ditën e enjte, më 11.01.2018,”Nuk Je Vetëm” realizoi një takim informues me nxënësit e klasës së IX të shkollës “Gjergj Fishta” në qytetin e Lezhës. Diskutimi nisi me prezantimin e ëeb-faqes www.nukjevetem.al, ëebfaqe per të cilën të rinjtë nuk ishin në dijeni. U prezantua hap pas hapi I gjithe procesi se si bëhët pyetja, si konfirmohet ose jo, e më pas si pritet përgjigja e ekspertit. Nxënësit nisën diskutimin rreth faktit se sa profesionalë janë personat që u përgjgijen pyetjeve të tyre, se sa të sigurtë janë ata rreth ruajtjes së anonimatit. Shumë prej tyre nuk hezituan ta vizitonin ëeb-faqen nëpërmjet telefonave të tyre celularë. Për shkak të interest që po tregonin rreth pyetjeve të ardhura në ëeb-faqe, u lexuan tek ta disa prej pyetjeve dhe përgjigjeve që ekspertët kishin dhënë. Për të sjellë në vëmëndjen e tyre këtë shërbim, në ambjentet e shkollës së tyre, u ngjit posteri me shërbimet e ndihmës. Gjatë asaj dite u vu re një rritje e theksuar e numrit të vizitave dhe pyetjeve të ardhura në ëeb-faqe.
Fondacioni Together Albania, me datë 8.12.2017, ishte pjesë e Panairit të 3-të të Organizatave Rinore, ku u prezantua si 1 nga 5 modelet e suksesit për mbështetjen që ofron ndaj të rinjve në Shqipëri. Gjithashtu, FTA pati mundësinë për tu prezantuar tek Z. Shpati Kolgega – Zv. Ministri për Rininë në Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe Znj. Lorena Haxhiu – Drejtoreshë e Shërbimit Kombëtar të Rinisë- SHKR.
Me datë 8.12.2017 u mbajt takimi me ekspertët dhe stafin e “Nuk Je Vetëm”, për të mbyllur nje vit pune dhe bashkëpunimi të frytshëm. Gjatë takimit u diskutuan gjjthashtu planet për vazhdimësinë e punës në www.nukjevetem.al në vitin 2018.
Sot më 30.11.2017, përfaqësues të Fondacionit Together Albania morën pjesë në Tryezën e Konsultimit “ Fëmijët dhe të Rinjtë në Kuvend” në kuadër të programit “Nga Fëmijët për Fëmijët”. Qëllimi është: të nxitet dhe fuqizohet pjesëmarrja e fëmijëve dhe të rinjve në proceset vendimarrëse në Kuvendin e Shqipërisë.
“Nuk Je Vetëm” në gjimnazin “Hasan Tahsini” Sarandë. Të gjithë të rinjtë shqiptar duhet të informohen për ekzistencën e Këshilimit Online, Falas dhe Anonim. Edhe gjimnazistët e gjimnazit “Hasan Tahsini” në Sarandë u prezantuan dhe e mirëpritën web-faqen www.nukjevetem.al
“Nuk Je Vetëm” në shkollën 9 vjeçare “Adem Sheme” Sarandë. Pas prezantimit me web-faqen www.nukjevetem.al, nxënësit e kësaj shkolle diskutuan rreth problematikave kryesore dhe mënyrave si të mbështesim njëri-tjetrin për ti përballuar ato. Pas prezantimit me web-faqen www.nukjevetem.al, nxënësit e kësaj shkolle diskutuan rreth problematikave kryesore dhe mënyrave si të mbështesim njëri-tjetrin për ti përballuar ato.
“Nuk Je Vetëm” të pranishëm në gjimnazin “Halim Xhelo” Vlorë. Nxënësit e kësaj shkolle nuk hezituan të vizitonin web-faqen www.nukjevetem.al dhe te diskutonim rreth problematikave që ata vetë apo bashkëmoshatarët hasnin më së shumti.
Përfaqësues të Fondacionit Together Albania, ishin të pranishëm në gjimnazin “Ali Demi” Vlorë. U prezantua tek nxënësit e këtij gjimnazi web-faqja www.nukjevetem.al, gjithashtu u diskutuan shumë nga problematikat që hasen në grup mosha të caktuara.
“Nuk Je Vetem” u mirëprit nga nxënësit e gjimnazit “Mustafa Qemal Ataturk” Vlorë. Në këtë gjimnaz u zhvillua takimi prezantues dhe informues lidhur me problemet psiko-sociale që të rinjtë hasin dhe formave se si webfaqja www.nukjevetem.al u vjen në ndihmë.
Diten e sotme, me date 21.11.2017 Foundation Together Albania ishte e pranishme ne shkollen 9 vjecare “Rilindja” Vlorë. Ky takim u be ne kuader te ligjeratave per faqen www.nukjevetem.al U zhvillua nje diskutim ku pasi u prezantua web-faqja, te rinjte ndane shqetesimet dhe problematikat qe hasin ne jeten e tyre.
Gjate takimit te sotem te Presidentit te Republikes, Sh.T.Z. Ilir Meta me perfaqesues te ndryshem te shoqerise civile. Të pranishëm Drejtoresha Ekzekutive znj. Vera Remskar, dhe koordinatorja e projektit, znj. Anisa Zaçe, si perfaqesues te Fondacionit Together Albania.
Dje, me datë 6.11.2017 në zyrat e Fondacionit Together Albania, drejtoresha ekzekutive znj. Vera Remskar, mirëpriti dy intelektuale të nderuara z. Diana Çuli dhe z. Vera Bekteshi. Gjatë takimit u diskutua rëndësia dhe promovimi i këshillimit online tek të rinjtë në Shqipëri. www.nukjevetem.al
Dje, me datë 2 Nëntor 2017, Drejtoresha Ekzekutive e Fondacionit Together Albania Znj. Vera Remskar dhe koordinatorja e projektit znj. Anisa Zaçe zhvilluan një takim me Drejtoreshën e Arsimit Parauniversitar znj. Zamira Gjini. Gjatë këtij takimi u diskutua mbi projektin e këshillimit online www.nukjevetem.al, bashkëpunimeve të mundshme me fokus mirëqënien psiko-sociale të fëmijëve dhe të rinjve, si dhe ligjëratave që do të vazhdojnë të mbahen në shkollat e vendit
Sot, me datë 20 tetor, në kuadër të muajit kundër trafikimit të qënieve njerëzore, përfaqësues të Fondacionit Together Albania morën pjesë në aktivitetin e realizuar nga psikologia e shkollës 9-vjeçare “Jeronim De Rada”. Gjatë aktivitetit u diskutua rreth trafikimit të njerëzve në Shqipëri, shtresave më vulnerable, dhe mënyrave se si mund të luftojmë këtë fenomen. Gjithashtu FTA prezantoi të rinjtë me web-faqen www.nukjevetem.al dhe me format se si kjo faqe vjen në ndihmë të tyre. www.nukjevetem.al
Ditën e enjte, datë 12 tetor 2017 , pranë zyrave të Fondacionit Together Albania u mbajt takimi i radhes me ekspertët e webfaqes www.nukjevetem.al Ne takim moren pjese nje pjese e eksperteve, dhe kishim ne lidhje telefonike edhe drejtoreshen ekzekutive te FTA, znj. Vera Remskar. Gjatë këtij takimi u diskutua mbi mbarëvajten e webfaqes, arritjet dhe vështirësitë e shfaqura. U fol gjithashtu për përmirësimin e shërbimit ndaj të rinjve që na besojnë. Sëbashku me ekspertët planifikuam aktivitetet e radhës për të rinjtë në kuadër të www.nukjevetem.al .
Dje, me datë 10 tetor, në Ditën Ndërkombëtare të Shëndetit Mendor, përfaqësues të Fondacionit Together Albania morën pjesë në aktivitetin e realizuar me nxënësit e gjimnazit “Sami Frashëri” . Gjatë aktivitetit u diskutua rreth shëndetit mendor, stigmatizimit, dhe kërkimit të ndihmës. Përfaqësues të FTA patën hapsirën për të prezantuar të rinjtë me web-faqen www.nukjevetëm.al, dhe format se si ky portal do të vijë në ndihmë të tyre.
Ditën e sotme, më 5.10.2017 Fondacioni Together Albania (FTA), mirëpriti në zyrë përfaqësues të Rrjetit Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri (ANYN). Takimi konsistoi në prezantimin dhe njohjen më të detajuar të punës së ANYN dhe FTA; u diskutua rreth një bashkëpunimi të mundshëm ku FTA të bëhet pjesë e ANYN dhe përfitimeve që ky bashkëpunim sjell për të rinjtë në Shqipëri.
Ditën e martë, datë 19.9.2017 u mbajt një takim bashkëpunues mes Fondacionit Together Albania dhe Children’s Human Rights Center of Albania. Takimi u zhvillua në zyrat e CRCA-së, ku të pranishëm ishin Drejtori Ekzekutiv i CRCA Altin Hazizaj dhe Mersila Ballo menaxhere e programit “ Mbrojtja e fëmijëve nga dhuna në Shqipëri”. Gjatë këtij takimi u realizua prezantimi i web-faqes nukjevetëm.al, mënyra e funksionimit dhe statistikat rreth përdorimit të kësaj faqe. Gjithashtu u diskutua rreth targetit që kërkonte ndihmë përmes web-faqes dhe mënyrave se si kjo ndihmë mund të zgjerohej edhe përmes agjensive të tjera sikurse është ALO116. Ky bashkëpunim u mendua i frytshëm duke qenë se do të lehtësonte marrjen e ndihmës më të shpejtë përmes telefonit në rastet e nevojës për ndihmë emergjente. Vlen të theksohet diskutimi rreth mundësisë së një bashkëpunimi mes FTA dhe zyrës ligjore të CRCA, ku shihet efikas bashkimi i një eksperti ligjor me grupin e ekspertëve të nukjevetëm.al për menaxhimin e rasteve me tematika ligjore. Gjithashtu u specifikua si i nevojshëm realizimi i një aktiviteti të përbashkët me anë të të cilit do të mund të jepet një informacion më i gjerë tek të rinjtë, rreth mënyrave dhe platformave ku ata mund të drejtohen për të kërkuar ndihmë.
Me datë 8-10 shtator 2017, Fondacioni Together Albania, me mbështetjen e ambasadës Norvegjeze organizoi në Theth seminarin për “team building” me ekspertët e web-faqes nukjevetëm.al. Të pranishëm ishin Drejtoresha Ekzekutive e Fondacionit Together Albania, znj. Vera Remskar, ekspertë të web-faqes nukjevetëm.al, kordinatore dhe asistent-kordinatore e projektit. Në fokus të këtij seminari ishte rivlerësimi dhe konsolidimi i roleve në skuadër; vlerësimi i performancës të kësaj të fundit si dhe përmirësimin e aksesueshmërisë dhe efikasitetit të nukjevetem.al, si një platformë këshillimi psiko-social për të rinjtë. Seminari rezultoi i frytshëm, u përforcuan raporte ndër personale mes ekspertëve dhe stafit të Fondacionit Together Albania, të cilat do të ndihmojnë në një bashkëpunim me efikas në të ardhmen.
Me 11 dhe 12 Shkurt 2017 Fondacioni Together Albania organizoi Konferencën e Parë Ndërkombëtare “Seksualiteti dhe të rinjtë-konteksti kulturor,sjellja dhe roli i medias.” Në ditën e parë të konferencës u diskutua rreth kontekstit kulturor,selljeve dhe shprehive seksuale të të rinjve ne Shqiperi, dhe në shtetet e rajonit. Ditën e dytë konferenca u fokusua në edukimin seksual gjithëpërfshirës në shkolla dhe rëndësinë dhe ndikimin e mass-medias në seksualitetin e të rinjve. Këto tema u shtjelluan dhe u paraqitën nga prezantuesit kombëtarë dhe ndërkombetarë. Pas prezantimeve të ditës së dytë u vazhdua me krijimin e katër grupeve të punës të cilët dolën me disa rekomandime të cilat do të vihen në jetë. Konferenca u mbeshtet nga Ambasada Norvegjeze dhe zyra e UNFPA-së në Shqipëri. Ministria e Arsimit, Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Ministria e Shëndetësisë, edhe Bashkia Tiranës ishin perkrahese te konferencës.
Në kuadër të ligjëratave që Fondacioni Together Albania ka filluar të mbajë në shkollat e vendit, të martën 20 dhejtor 2016 ishim sëbashku me nxënësit e shkollës “Luigj Gurakuqi” në Elbasan. Diskutuam me të rinjtë e kësaj shkolle dhe me eksperten e webfaqes Orsjola Miha mbi çështje të shëndetetit emocional, mardhënieve ndërpersonale dhe performanës akademike. Nxënësit nuk hezituan të pyesnin dhe të ndanin mendimet e tyre mbi shqetësime të ndryshme që mund t`i drejtohen webfaqes www.nukjevetem.al, si dhe duke e përgëzuar si një shërbim të nevojshëm për ta dhe bashkëmoshatarët për tu këshilluar mbi problematikat që hasin çdo ditë.
Ditën e martë 20 dhjetor 2016 Fondacioni Together Albania në kuadër të ligjëratave të projektit “Nuk Je Vetem” ishte në Liceun Artistik “Onufri” në Elbasan, në një takim me nxënësit e kësaj shkolle. Bashkë me Psikologen Shkollore Orsjola Miha, njëkohësisht eskperte e webfaqes, diskutuam me të rinjtë e kësaj shkolle disa nga problematikat më shpesh të hasura për ta, mënyrën si i përballojnë vështirësitë e tyre, duke i njohur kështu edhe me shërbimet e webfaqes www.nukjevetem.al dhe mënyrën se si mund të përfitojnë nga ky shërbim i këshillimit online. Të rinjtë ishin aktiv gjatë këtij takimi duke bërë pyetjet e tyre në lidhje me mënyrën e funksionimit të webfaqes por edhe duke ndarë eksperienca personale mbi vështirësi apo vështirësi që kanë hasur dhe si i kanë zgjidhur apo do të donin t`i kishin zgjidhur ato.
Ditën e premte 16 dhjetor 2016 Drejtoresha Ekzekutive e Fondacionit Together Albania Znj. Vera Remskar mbajti një takim me Zëvëndësministren e Arsimit dhe Sportit Znj. Nora Malaj. Gjatë këtij takimi u diskutua mbi shërbimimet që ofron webfaqa e këshillimit online www.nukjevetem.al për të rinjtë si dhe ligjëratat që kanë filluar të mbahen në shkollat e vendit në kuadër të projektit “Nuk Je Vetem” Në fokus u soll edhe Konferenca e parë Ndërkombëtare “Seksualiteti dhe të rinjtë në Shqipëri” që Fondacioni Together Albania do të zhvillojë në datat 11-12 shkurt në Tiranë. Gjatë këtij takimi u fol edhe për bashkëpunime të mëtejshme në fushën e këshillimit online të të rinjve.
Ditën e premte 16 dhjetor 2016 , pranë zyrave të Fondacionit Together Albania u mbajt takimi përmbyllës për vitin 2016 me ekspertët e webfaqes www.nukjevetem.al Gjatë këtij takimi u diskutua mbi mbarëvajten e webfaqes, arritjet dhe vështirësitë gjatë 10 muajve të parë të punës. Pjesë e diskutimit ishin dhe planifikimi i aktiviteteve për vitin 2017 në kuadër të “Nuk Je Vetem” si dhe mbi Konferencen e parë Ndërkombëtare “Seksualiteti dhe të rinjtë në Shqipëri” që do të mbahet në 11-12 shkurt 2017 në Tiranë.
Ditën e mërkurë 07 dhjetor 2016 Fondacioni Together Albania mori pjesë në Panairin e Organizatave Rinore. Ky aktiviteti, pati si qëllim njohjen e organizatve rinore me donatorë, institucione publike dhe të rinj nga e gjithë Shqipëria, për të informuar dhe ndarë arritjet e tyre, programet si dhe çështjet më shqetësuese rinore. Në pjesën e dytë të këtij aktiviteti organizatat rinore u takuan me Ministrat e Rinisë së Ballkanit dhe zyrtarë, të cilët u mblodhen në Shqipëri për të formalizuar hapjen në Tiranë të RYCO (Zyrës Rajonale të Bashkëpunim Rinor për Ballkanin Perëndimor).
Drejtoresha Ekzekutive e Fondacionit Together Albania Znj. Vera Remskar, dhe Znj. Ina Verzivolli, drejtoreshë e Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve , të mërkurën datë 30.11.2016 lidhën një marrëveshje bashkëpunimi. Qëllimi i kësaj marrëveshje është institucionalizimi i bashkëpunimit ndërmjet dy palëve dhe përcaktimi i angazhimeve për arritjen e objektivave që synojnë ndërtimin e një sistemi funksional të mirëqënies psiko-sociale dhe mbrojtjes së fëmijëve në Shqipëri si dhe informimi i të rinjve dhe organizatave për shërbimin e këshillimit online www.nukjevetem.al, projekt i mbështetur nga Ambasada Norvegjeze i cili ofron ndihmë falas për fëmijët dhe të rinjtë, duke respektuar anonimatin e tyre.
Në vijim të ligjëratave në shkolla në kuadër të projektit “Nuk Je Vetem”, Fondacioni Together Albania ishte në shkollën e mesme “Ibrahim Muça” të qytetit të Librazhdit. Me të rinjtë e kësaj shkolle diskutuam mbi këshillimin online www.nukjevetem.al. Po ashtu Psikologia Shkollore Orsjola Qendro, njëkohësisht eksperte e webfaqes foli me të rinjtë mbi disa nga problematikat më të shpeshta që të rinjtë hasen në shkolle, si dhe rëndësinë e të kërkuarit të ndihmës sa herë që ata kanë nevojë.
Fondacioni Together Albania, në kuadër të projektit “Nuk Je Vetem” ishte në shkollën e mesme “Halit Bërzheshta” në Përrenjas, në një orë të hapur me nxënësit e kësaj shkolle. Diskutuam për shërbimin e këshillimit online në www.nukjevetem.al dhe sëbashku me eskperten Orsjola Qendro, Psikologe Shkollore dhe njëkohësisht ekperte e www.nukjevetem.al folëm me të rinjtë mbi disa nga problematikat kryesore që ata hasnin. Nxënësit e vlersuan www.nukjevetem.al si një shërbim të domosdoshëm ndihme, pasi siç u shprehën ata, shpesh për çështje të caktuara, nuk kanë ditur se ku të drejtohen, duke i mbaruar problematikat të pazgjidhura me kalimin e kohës.
Ditën e mërkurë, 30.11.2016 Fondacioni Together Albania në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve organizuan në ambjentet e COD – Center For Openness And Dialogue pranë Kryeministrisë një takim me organizatat që operojnë në fushën e mbrojtjes dhe mirëqënies psiko-sociale të fëmijëve dhe të rinjve dhe nxënësve të shkollës së mesme profesionale “Hoteleri Turizem”. Këtij aktiviteti ju bashkuan përfaqësues të institucioneve qendrore, vendore, Njësitë e Mbrojtjes së Fëmijëve, organizatat të cilat merren me cështjet e fëmijëve dhe të rinjve si Save the Children, Terre des hommes, SOS Fshatrat E Femijeve, Observatori për të drejtat e fëmijëve, SHKEJ, ARSIS etj. Gjatë këtij takimi u prezantua shërbimin i këshillimit online www.nukjevetem.al për të gjithë të pranishmit dhe u zhvillua edhe nje aktivitet me të rinjtë e shkollës së mesme profesionale “Hoteleri Turizëm” i cili pati në fokus ngritjen e kulturës të kërkimit të ndihmës tek të rinjtë.
Ditën e mërkurë, 23 nëntor 2016, në kuadër të projektit “Nuk Je Vetem” mbi këshillimin online për të rinjtë, Fondacioni Together Albania zhvilloi në qytetin e Pukës takime me nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Migjeni dhe nxënësit e gjimnazit “Sabah Sinani”. Në një bashkëbisedim me përfaqësuesit e Fondacionit Together Albania dhe psikologun Elvis Popaj, njëkohësisht ekpert këshillues i webfaqes www.nukjevetem.al , të rinjtë e këtyre shkollave patën mundësinë të njiheshin me webfaqen këshilluese www.nukjevetem.al, shërbimet e saj, si dhe të diskutonin mbi çështje të shëndetit psikologjik dhe emocional. Ruajtja e anonimitetit, këshillimi falas dhe nga ekspertë profesionistë ishin ndër pikat më shumë të vlersuara nga të rinjtë. Po ashtu, të rinjtë sollën në vëmendje edhe disa nga vështirësitë që hasen si në ambjentet e shkollës por edhe në mjedise dhe situata të tjera. Marrëdhëniet ndëpersonale, mbarëvajtja në shkollë, marrëdhëniet familjare ishin ndër çështjet që të rinjtë fokusuan më shumë pyetjet dhe dyshimet e tyre gjatë këtij takimi. Mbajtja e këtyre ligjëratave do të shtrihet në një pjesë të madhe të shkollave të vendit.
Ditën e enjte 20 tetor 2016, Fondacioni Together Albania, me mbështetjen Ambasades Norvegjeze organizoi ditën e hapur të këshillimit online në kuadër të projektit www.nukjevetem.al Aktiviteti u zhvillua pranë ambjenteve të instalacionit “Reja” dhe të pranishëm ishin nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe gjimnazeve të Tiranës; “Fan Noli”, “Qemal Stafa” dhe “Sami Frashëri”, psikologet e shkollave, Znj Ina Verzivolli, Kryetare e Agjensisë Shtetërore e Mbrojtjes e të Drejtave të Fëmijëve pranë Ministrisë së Mirëqënies Sociale, përfaqësues të Drejtorisë së Rinisë Znj. Aspasjana Kerxhalli, si dhe ekspertët këshillues të webfaqes Znj. Sabjola Bregu, Znj. Ardita Korriku, Znj. Denisa Ndreka, Znj. Enkeleda Sako, Znj. Almandina Guma. Aktiviteti mori formën e një bashkëbisedimi me të pranishmit dhe të ftuarit duke u lënë kështu hapsirën të rinjve të shprehnin dhe pyesnin mbi shqetësimet apo problematikat që ata ndeshen. Znj. Verzivolli solli në vëmendje rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet shkollave, mësuesve, struktuarave shtetërore dhe organizatave që punojnë mbi mirëqënien psiko-sociale të të rinjve për të siguruar cilësinë e shërbimeve për të rinjtë. Në fokus u soll edhe stigma e kërkimit të ndihmës ndër të rinjtë, e cila shpesh herë i ndalon të rinjtë të kërkojnë ndihmën e nevojshme si pasojë e frikës së paragjykimit. Në këtë aspekt të rinjtë përkrahën ruajtjen e anonimatit gjatë këshillimit në www.nukjevetem.al dhe padyshim ndihmën profesionale që u jepet nga ekspertët e fushave të ndyshme.
Në datat 7-9 tetor 2016, Fondacioni Together Albania, me mbështetjen e ambasadës Norvegjeze, organizoi në Pogradec seminarin e dytë të këshillimit online për rritjen e kapaciteteve të grupit këshillues të webfaqes www.nukjevetem.al Trajnuesi Mr. Goss vuri theksin në specifikat e këshillimit online si dhe krijim dhe mbajtjen e marrëdhënies me përdoruesit gjatë këshillimit online. Znj. Shukrije Statovci, psikiatre dhe njëkohësisht me një eksperiencë disa vjeçare në këshillimin online foli për sfidat me të cilat ballafaqohen profesionistët kur marrin pyetje me ideacione për vetëvrasje dhe si të përballohet heshtja e përdoruesit, pasi u ofrojmë mbështetje nga ekspertët këshillues. Ky seminar u pa të ishte shumë i vlefshëm për të gjithë ekspertët këshillues të nukjevetem.al duke u dhënë atyre mundësinë për të pyetur për vështirësitë e hasura deri më tani dhe duke ngritur aftësitë e tyre në fushën e këshillimit online.
Me 27 shtator 2016, drejtoresha ekzekutive znj. Vera Remskar dhe anetari i bordit z. Nicholas Whyte takuan ambasadorin e Suedise ne Shqiperi, H.E. Mr. Johan Ndisi. Gjate takimit u fol per arritjet e deritanishme te Fondacionit Together Albania, dhe mundesite e metejshme te bashkepunimit, mes dy paleve.
Ditën e enjte më datë 23.06.2016 u mbajt takimi i përmuajshëm me ekspertët e portalit www.nukjevetem.al. Gjatë këtij takimi ekspertët patë munësinë të bashkëndajnë me njëri-tjetrin vështirësitë dhe sukseset e arritura në këshillimin onlinë deri në ato momente. Gjatë këtij takimi u propozua mbajtja e një seminari të dytë mbi rritjen e aftësive të këshillimit online. Ky seminar pritet të mbahet rreth muajit tetor 2016 dhe do të zhvillohet nga trajnues ndërkomëtar me eksperiencë në fushën e këshillimit online. Po ashtu, gjatë këtij takimi u fol për rëndësinë e zhvillimeve të kërkimeve shkencore në fushën e shëndetit mendor të të rinjve si dhe u fol mbi konferencën e parë shkencore që Fondacioni Together Albania do të mbajë rreth muajit nëntor 2016 ku u ftuan ekspertët dhe profesionistë që punojnë me nevojat e të rinjve të marrin pjesë me kërkimet e tyre të bëra në këtë fushë.
Ditën e enjte, 02 qershor 2016 Fondacioni Together Albania ishte i ftuar në emisionin e mbrëmjes të Radio Travel për të folur për projektin e këshillimit online nëpërmjet portalit www.nukjevetem.al Duke qënë një radio gjërësisht e ndjekur nga të rinjtë, projekti www.nukjevetem.al u ftua që të prezatohej në këtë emision për të përçuar tek ata lajmin për këtë shërbim të ri dhe të nevojshëm. Gjatë këtij emisioni u fol mbi mënyrën se si të rinjtë mund të kërkojnë ndihmë në mënyrë anonime dhe falas për shqetësimet e tyre psikologjikse ose fizike. Të rinjtë që ishin duke ndjekur emisionin paten mundësinë që të pyesnin nëpërmejt mesazheve për çdo paqartësi apo informacion shtesë që kishin nevojë të dinin në lidhje me ndihmën e ofruar nga www.nukjevetem.al.
Ditën e djelë, datë 22 maj 2016, në Tiranë u organizua “Dita pa makina”. Kjo ishte një nismë e Bashkisë Tiranë dhe Drejtorisë së Rinisë, ditë e cila ishte e mbushur me aktivitete gjithpërfshirëse për çdo grupmoshë. Një prej aktiviteteve të organizuara ishte “Panairi i Organizatave Rinore” pjesë e së cilës ishte edhe Fondacioni Together Albania me projektin “Nuk Je Vetem”. “Nuk Je Vetem”, edhe në këtë panair, nxiti kureshtjen e qytetarëve duke e përkrahur dhe përgëzuar këtë iniciativë. Miq të vjetër të “Nuk Je Vetem”, të cilët na kanë ndjekur në eventet e zhvilluara deri më tani, erdhën për të na përshëndetur dhe përkrahur edhe në këtë panair. Po ashtu, të rinj të shumtë ndaluan pranë tendës së Fondacionit Together Albania për të kuptuar më shumë se çfarë ofronte këshillimi online dhe për tu informuar se si mund të ishin përfitus të këtij shërbimi online. Nënkryetari I Bashkisë, Z.Arbi Mazniku dhe të tjerë përfaqësues të Bashkisë Tiranë dhe të Drejtorisë së Rinisë, përshëndetën “Nuk Je Vetem” pranë stendës së Fondacionit Together Albania, duke përgëzuar për punën dhe rëndësinë që ky shërbim ka për të rinjtë. Në këtë aktivitet të organizuar nga Bashkia Tiranë, organizatat rinore patën mundësinë të njiheshin më shumë ndërmjet tyre për shërbimet që ofronin duke ndërtuar kështu lidhje për bashkëpunime të ardhshme.
Në 1-3 prill 2016, Fondacioni Together Albania (FTA), në kuadër të projektit të Këshillimit Online “Nuk Je Vetem”, zhvilloi në Durrës seminarin ”Capacity Building Seminar of the Online Counselling Team of nukjevetem.al & nukjevet.net”. Pjesëmarrës ishin ekpertët e web-faqeve përkatëse, Drejtoresha Ekzekutive e Fondacionit Together, anëtarët e bordit drejtues të Fondacionit Together Kosovo (FTK), Z. Dashamir Bërxulli, Znj. Merita Berisha dhe trajnuesit Mr. Stephen Goss, Mss. Sabine Stellingwerf. Seminari u udhëhoq nga Mr. Goss, trajnues ndërkombëtar me eksperiencë në këshillimin online, i cili u ndal në prezantimin e rregullave bazë të Këshillimit Online, vuri theksin në rëndësinë e empatisë gjatë punës Online, theksoi aspektet psikologjike në rrjetet online, si dhe “Çfarë duhet” dhe “Çfarë nuk duhet” të përdorim gjatë Këshillimit Online. Ms. Sabine Stellingwerf me një eksperiensë në këshillimin online mbi idetë suicidiale vuri theksin në organizimin e përgjigjes kur përdoruesit shkruajnë për ide vetdëmtimi ose ndjenja të mos gjetjes së motiveve për të vazhduar jetën. Gjatë seminarit ekspertët e web-faqeve ishin vazhdimisht aktivë me bërjen e pyetjeve me qëllim rritjen e aftësive profesionale në këshillim online dhe gjithashtu bashkëndanë disa nga eksperiencat mbi sukseset dhe vështirëritë që kanë hasur gjatë punës online me të rinjtë.
Ditën e enjte me 31.03.2016, Fondacioni Together Albania zhvilloi në ambjentet e Center for Openness and Dialogue C.O.D pranë Kryeministrisë një takim me të rinjtë e gjimanzeve të Tiranës në kuadër të projektit “Nuk Je Vetem” www.nukjevetem.al. Takimi pati në fokus kërkimin e ndihmës nga të rinjtë. Në event morën pjesë nxënës të gjimnazit “Sami Frasheri” dhe të gjimnazit “Andon Zako Cajupi” me praninë e psikologeve të këtyre shkollave, Znj. Irena Cela dhe Znj. Elda Bujari. Pjesë e këtij aktivteti ishte edhe Ambasadori i Norvegjisë, Z. Jan Braathu, së bashku me kolegun e tij Z. Haakon Blankenborg, Drejtor i Përgjithshëm i Europës Juglindore në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Norvegji, së bashku me Konsullen e Norvegjisë në Shqipëri. Z. Braathu në fjalën e tij përshëndetëse për të rinjtë nuk harroi të përmendte se të qënit i ri është e vështirë jo vetëm në kulturën tonë, por në shumë vende të tjera. Ai inkurajoji të rinjtë të punojnë fort për zgjedhjet e tyre, të kërkojnë ndihmë për vështirësitë që hasin duke u rikujtuar se “NUK JANE VETËM”!
Më datë 21 mars 2016 Fondacioni Together Albania në kuadër të projektit www.nukjevetem.al ishte i ftuar në emisionin “Ditë e Re” në televizonin Ora News. Në këtë emisioni ishte e ftuar Asistentja e Projektit Znj. Zaçe e cila foli mbi mënyrën e implementimit të projektit dhe akivitetet e organizuara me qëllim promovimin dhe njohjen e portalit nga të rinjtë e Shqipërsisë dhe jashtë saj. Gjatë emisionit u fol për ligjëratat që do të mbahen në një pjesë të madhe të gjimnazeve të Shqipërisë ku ekpertët e webfaqes do të trajtojnë çështje specifike mbi shëndetin mendor dhe atë fizik, kjo në bazë të shqetësimeve dhe pyetjeve që vinë në webfaqe. Projekti ka filluar ti mbajë këto ligjërata në disa prej gjimnazet e Tiranës, dhe qëllimi është që ato të shtrihen në të gjithë vendin, veçanërisht atje ku mundësitë dhe shërbimet për të rinjtë janë më të kufizuara. Gjatë kësaj bisede u diskutua edhe mbi disa nga shqetësimet më të shpeshta që përdoruesit kanë kërkuar ndihmë deri më tani në webfaqe duke vecuar çështjet seksuale që mbajnë statistikat më të larta, shqetësime psikologjike si ankthi, depresioni dhe me tej çështje që lidhen me mardhëniet ndërpersonale, me familjarët apo me shokët. Në linkun e mëposhtëm mund të ndiqni të plotë këtë prezantim: https://www.youtube.com/watch?v=eiuC1aqL2pQ
Më 22 shkurt 2016 në kuadër të projektit të këshillimit online, www.nukjevetem.al u zhvillua takimi me të rinjtë e gjimnazit “Sami Frashëri” Tiranë. Më 22 shkurt 2016 në kuadër të projektit të këshillimit online, www.nukjevetem.al u zhvillua takimi me të rinjtë e gjimnazit “Sami Frashëri” Tiranë. Fokusi i këtij takimi ishte njohja e portalit të këshillimit online nga të rinjtë. Gjatë këtij prezantimi, të pranishmit patën mundësinë të njiheshin më nga afër me mënyrën si të kërkojnë ndihmë në këtë portal, si do të marrin përgjigjen për pyetjen e bërë, fushat nga të cilat mund të kërkojnë këshilla si dhe u njohën me ekspertët profesionistë të cilët do tu kthejnë përgjigje shqetësimeve të tyre. Ky takim informues u prit me interes nga të rinjtë duke e vlerësuar si një shërbim shumë të nevojshëm për ta për tu këshilluar në mënyrë profesionale, falas dhe mbi të gjitha shqetësimi i tyre mbetet anonim.
Më 10 Shkurt 2016, Fondacioni Together Albania lancoi zyrtarisht projektin Nuk Je Vetëm (www.nukjevetem.al), webfaqja e parë për Këshillimin Online në Shqipëri. Eventi hapës u mbajt tek Tulla Culture Center me pjesëmarrjen e ekspertëve vullnetarë të webfaqes këshilluese www.nukjevetem.al , ambasadorit të Norvegjisë në Shqipëri dhe Kosove, Z. Jan Braathu, Ministres së Inovacionit dhe Administratës Publike Znj.Milena Harito, përfaqësues të Bashkisë Tiranë, përfaqësues të organizatave jofitimprurëse në vend si UNICEF etj. Në fjalimin e tij përshëndetës Z. Braathu përgëzoi punën e bërë deri në këto momente për të sjellë në jetë platformën këshilluese www.nukjevetem.al dhe inkurajoi më tej punën e Fondacionit Together. “Nuk Je Vetem” mori gjithashtu një mbështetje edhe nga Znj.Milena Harito Ministre Inovacionit dhe Administratës Publike duke inkurajuar këtë iniciativë për këtë shërbim kaq të nevojshëm për të rinjtë. Znj. Vera Remskar, Drejtoresha Ekzekutive e Fondacionit Together Albania, falenderoi të gjithë të pranishmit për mbështjetjen dhe konsideratën e shprehur, duke theksuar se puna do të vazhdojë me vendosshmëri dhe profesionalizëm për t`ju ardhur sa më shumë në ndihmë të rinjve në rritjen e mirqënies psiko-sociale dhe problemeve që ata hasin gjatë rrugës së tyre. Gjatë këtij eventi nuk munguan edhe aktivitetet kulturore, me praninë e këngëtarit të mirënjohur z. Alban Nimani dhe performances nga Ansambli i Valleve Popullore.
Ditën e premte me 22 Janar 2016, u zhvillua takimi i parë me ekspertët e platformës së këshillimit online i cili mori formën e një trajnimi për tu njohur me funksionimin teknik dhe angazhimin profesional të cdo eksperti. Të pranishëm ishin ekspertët: Redona Dudushi, Eni Tabaku, Oriola Pampuri, Sabjola Bregu, Ardita Korriku, Eugena Lile, Denisa Ndreka, Orsiola Miha, Elvis Popaj, Eljona Dine. Takimi u drejtua nga Drejtoresha ekzekutive e FTA, znj. Vera Remskar, e cila solli në vëmendje edhe eksperienën 6-vjeçare të portalit simotër në Kosove, nukjevet.net. Gjatë takimit, ekpertët u njohën rregullat e këshillimit online, mënyrën e funksionimit, mënyrën se di do të marrin pyetjen nga përdoruesit dhe si do tu kthejnë përgjigje, si dhe u sollën në vëmendje çështet e etikës profesionale të çdo këshilluesi.
Në datat 14-17 janar 2016 pranë zyrave të Fondacionit Together Albania u zhvillua trajnimi për administrimin e portalit www.nukjevetem.al Trajnimi u mbajt nga Drejtoresha Ekzekutive dhe administratoret e webfaqes www.nukjevet.net të Kosovës. Administratorja e webfaqes www.nukjevet.net i shpjegoi dhe trajnoi administratoren e www.nukjevetem.al mbi detajet dhe mënyrën e funksionimit të publikimit të pyetjes së përdoruesit dhe përgjigjes së ekspertit përkatës. U diskutua mbi rregullat e këshillimit online, mënyrën se si funksionon, si të ruhet konfidencialiteti, rregullat etike, dhe si të mbrohen përdoruesit e portalit. Trajnimi u pa si shumë i frytshëm dhe i nevojshëm për të filluar punën me webfaqen www.nukjevetem.al
Më datë 19. Nëntor 2015, Fondacioni Together Albania, ne kuadër të projektit “Nuk Je Vetem”, mbi këshillim online për të rinjtë në Shqiperi organizoi dy takime me studentët e programit Master, dega Psikologji pranë Fakultetit të Shkencave Sociale, të cilat kishin shprehur dëshirën për tu bërë pjesë e grupit këshillues për web faqen e këshillimit online www.nukjevetem.al Takimi u mbajt në zyrat e FTA dhe u udhëhoq nga drejtoresha ekzekutive Znj. Vera Remskar. Gjatë takimit u prezantua në hollësi projekti dhe të gjitha specifikat që i perkasin punës dhe angazhimit të ekspertëve vullnetarë në web faqen këshilluese. Gjatë takimit u diskutuan edhe mbi standaret profesionale dhe teknike të webfaqes këshilluese.