Personazhet e këtyre 2 libërthave janë Trinka dhe Semi. Si shumë fëmijë në Shqipëri, edhe Trinka me Semin, së bashku me familjet e tyre kanë kaluar “tërmetin e frikshëm” dhe janë përballur me “virusin e madh”. Nëpërmjet tregimeve të tyre, dy personazhet do të ndihmojnë që fëmijët dhe prindërit të fillojnë të flasin me njëri-tjetrin për këto dy ngjarje kaq të rëndësishme si dhe për mënyrën se si janë ndjerë. Do të na ndihmojnë dhe të gjejmë përgjigje për shumë pyetje që fëmijët dhe prindërit kanë, si dhe për mënyrën se si ne të gjithë mund të mbrohemi e të ndihemi të sigurtë.