Jemi organizatë jo-qeveritare me seli në Tiranë. Trajtojmë profesionalisht çështje psiko-sociale të rinisë Shqiptare dhe komunitetit.

Misioni

Misioni i organizatës është mbrojtja dhe përmirësimi i mirëqenies psiko-sociale të adoleshentëve në Shqipëri dhe popullatës në përgjithësi, në mënyrë që njerzit të mund të bëhen antar aktiv të shoqërisë.

Ndërrmarrja e kërkimeve shkencore në çështjet sociale si një mjet për të kuptuar më mirë procese të ndryshme sociale që ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien dhe shëndetin mendor të adoleshentëve dhe të popullsisë së Shqipërisë.

Mbrojtja në lidhje me zhvillimin e politikave në mbështetje të reformave që garantojnë sigurinë njerëzore, duke përfshirë: kujdesin shëndetësor , të drejtat e njeriut etj.

Objektivat

Të ofrojmë këshillim online, falas dhe tërësisht anonim;
Të promovojmë shëndetin mendor tek të rinjtë;
Të kuptojmë nevojat e fëmijëve dhe adoleshenëve për mbështetje psiko-sociale dhe emocionale;
Të zhvillojmë lidhje bashkëpunimi me organizatat e tjera jo-qeveritare.

Bordi

  • Ne proces..

    Kryetari i Bordit

    Email
  • Zt. Nicholas Whyte

    Anëtar i bordit

    Email
  • Zt. Ilir Limaj

    Anëtar i bordit

    Email
  • Zt. Genc Mucollari

    Anëtar i bordit

    Email

Drejtore Ekzekutive

  • Vera Remškar

    Drejtore Ekzekutive

    Email

Stafi

  • Znj. Aida Yzeiri

    Koordinatore e programeve

    Email
  • Znj. Ida Mucka

    Koordinatore e projekteve

    Email
  • Edlira Tirana

    Financat

    Email